Duma Shtetërore gjatë diskutimit të projekt ligjit për ratifikimin e Traktatit mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) në lexim të dytë miratoi amendamentin që përmban kushtet dhe interpretimet ruse në përgjigje të rezolutës ratifikuse të Senatit të Kongresit të SHBA-s. Tekstit fillestar me një artikull të vetëm -“të ratifikohet”- deputetët i shtuan edhe 5 norma të tjera. Në to janë formuluar hollësisht kushtet e domosdoshme për ratifikimin e Traktatit të ri dhe saktësohen rrethanat e jashtëzakonshme që do ta detyronin Rusinë të dilte nga ky Traktat.