Autoritetet polake nuk do të lejojnë situatë keqkuptimi me Moskën, e cila mund të pengojë përmirësimin e marrëdhënieve, deklaroi në konferencën për shtyp mbajtur në Varshavë Kryeministri polak Donald Tusk, pavarësisht nga fakti se raporti i Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit në lidhje me katastrofën e aeroplanit presidencial polak Tu-154, sipas pikëpamjes së tij, nuk është i plotë. Polonia iu drejtua Rusisë me kërkesën për përpunimin e qëndrimit të përbashkët përkatësisht shkaqeve të katastrofës ajrore nën Smolensk dhe do të shfrytëzojë mundësinë për t’iu drejtuar instituteve ndërkombëtare në qoftë se negociatat nuk do të japin rezultat. Gjatë kësaj Kryeministri polak vuri në dukje, se përgjegjësia më e madhe për katastrofën ajrore bie mbi palën polake.