Sukseset e arritura në luftën kundër korrupsionit në Rusi janë modeste tani për tani, deklaroi Presidenti Medvediev në mbledhjen e Këshillit për kundërveprimin ndaj korrupsionit. Midis arritjeve ai përmendi miratimin e legjislacionit antikorrupsion dhe ekzistencën e strategjisë kombëtare për kundërshtimin e korrupsionit. “Por rezultatet e punës së bërë mbeten modeste megjithatë”, - theksoi Medvediev. Pasi vuri në dukje se tema e luftës me korrupsionin po ngrihet gjithnjë e më shpesh në samitet e “G-8” dhe “G-20”, ai e quajti korrupsionin “të keqe glogale” dhe jo vetëm “herpes rus”. Sipas fjalëve të tij, në qoftë se nuk do të koordinohen përpjekjet e vendeve, situata me këtë të keqe do të ndërlikohet akoma dhe më shumë.