Në Shqipëri dalin kundër shqyrtimit të pritshëm të raportit të Përfaqësuesit të PACE-së Dick Marty mbi krimet e kryera në Kosovë kundër serbëve dhe personave të tjerë me kombësi jo shqiptare. Siç njoftoi sot Agjencia shqiptare ATA, për këtë qëllim organizata “Ushtria për Çlirimin e Kosovës” përgatiti peticionin, mbledhja e firmave nën të cilin u zhvillua pranë godinës së parlamentit në Tiranë. Organizatorët janë mëse të bindur se aksioni në fjalë mund të pengojë diskutimin e raportit të Dick Marty-t në mbledhjen e PACE-së. Organizata “Ushtria për Çlirimin e Kosovës” deklaroi gjithashtu se ky dokument do të dërgohet në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.