Spekullimi me temën e katastrofës së aeroplanit presidencial polak Tu-154M është joetik dhe sakrilegj, deklaroi Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov në konferencën për shtyp mbajtur në Moskë. Ai theksoi, se hetimi teknik i katastrofës ajrore u zhvillua, me porosi të qeverive të Rusisë dhe Polonisë, nga organizata e pavarur ndërkombëtare - Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit në përputhje me normat ndërkombëtare të përforcuara në Konventën e Çikagos. “Prandaj kur kolegët nga Polonia shkruajnë, se ky është hetim rus, në të vërtetë nuk është aspak kështu”, - vuri në dukje Lavrov. Komisioni teknik gjatë zhvillimit të punës hetimore u mbështetet në ndihmën e ekspertëve të njohur të Rusisë, Polonisë, SHBA, një sërë shteteve europiane, Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, tha Ministri i Jashtëm rus.