Krijimi i mbrojtjes së përbashkët europiane antiraket në praktikë do ti japë fund njëherë e mirë punës me trashëgiminë e “luftës së ftohtë”, mendon Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov. “Ne shpresojmë se kjo punë do të zhvillohet në mënyrë të ndershme e transparente” - deklaroi Ministri i Jashtëm rus në Moskë. “Në qoftë se dialogu me ne do të zhvillohet sa për sy e faqe, për të shpërqendruar vemendjen nga mbrojtja natoviane antiraket, e cila nuk do të marrë parasysh interesat ruse, ne do të humbasim shansin për arritjen e një kthese rrënjësore, të pashembullt në marrëdhëniet tona, të aftë ti japë fund njëherë e mirë punës me trashëgiminë e “luftës së ftohtë”, si në kokat e politikanëve, ashtu dhe në praktikë”, - theksoi Kreu i MPJ të Rusisë.