Moska shpreson të mbyllë këtë vit problemet që kanë të bëjnë me vendosjen e regjimit pa viza me BE, deklaroi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov në konferencën për shtyp mbajtur në Moskë kushtuar nxjerrjes së përfundimeve  të punës së dikasterit të politikës së jashtme për vitin që lamë pas. “Mendoj se partnerët tanë do ti shmangen politizimit të kësaj çështjeje dhe se do të nisen në logjikën e veprimeve të veta nga realiteti objektiv, ndërsa ai është i tillë, se nuk ekzistojnë kurrfarë pengesash teknike apo organizative për kalimin tek regjimi pa viza”, - tha Sergei Lavrov.