Akullthyeset “Krasin” dhe “Admiral Makarov” rifilluan punën për çlirimin e bazës lundruese shkencore detare “Sodruzhestvo” nga robëria e akujve në Detin Ohotsk, e cila u ndërpre dje për shkak të këputjes së kavos së rimorkimit. Kanali për daljen e bazës lundruese nga kurthi i akujve po hapet prej akullthyeses “Admiral Makarov”, kurse akullthyesja “Krasin” e ka marrë atë në rimorkim. Karvani po drejtohet për tek vendi ku u la anija frigorifer “Bereg Nadiezhdi”, e cila tashmë u çlirua prej rrethimit të akujve. Për të arritur deri në atë rajon do të duhet të përshkohen 100 milje detare ose 10-12 orë lundrim. Më pas të gjitha katër anijet e shpëtuara të peshkimit do të drejtohen për në rajonin që ndodhet jashtë rrezikut të akujve. Atje do të vijë edhe çisterna me karburat.