Rusia në vitin 2012 mund të heqë dorë nga kalimi prej orës “verore” në atë  “dimërore”, shkruan botimi «Российская газета» (“Rossijskaja gazeta”). Sipas të dhënave të botimit, propozimi përkatës i Ministrisë së industrisë dhe tregtisë të Rusisë do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë në periudhën e fundit të janarit - fillimit të shkurtit. Me porosi të ministrisë një grup shkencëtarësh zhvilloi hulumtime në këtë sferë dhe arriti në konkluzionin, se zhvendosja  sistematike e kohës me 1 orë ndikon negativisht në organizmin e njeriut. Ekspertët mendojnë se fiksimi në Rusi i orës “verore” do të lejojë të shtohen në jetën e qytetarëve të saj nga 7% deri në 17 % kohë dite për 24 orë.