Gazetarët rusë kremtojnë sot festën e tyre profesionale - Ditën e Shtypit.  Kjo datë i kushtohet ditës së daljes në dritë në vitin 1703 të gazetës së parë ruse - “Vedomosti” - në kohërat e sundimit të Carit Pjetri i Parë. Vendimi për ndërrimin e datës së festës u miratua nga Këshilli i Lartë i Federatës Ruse në vitin 1991 me iniciativën e vetë gazetarëve. Më parë ajo kremtohej në ditëlindjen e gazetës “Pravda” - më 5 maj. Sipas të dhënave të Agjencisë “Rospeçat”, aktualisht në Rusi janë regjistruar më tepër se 90 mijë mjete informimi masiv, prej të cilave rreth 70 mijë të shtypura dhe gati 17 mijë mjete elektronike informimi masiv.