Kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi do të mbështesë vendosjen e sanksioneve nga ana e BE ndaj Bjellorusisë. Për këtë ai deklaroi në takimin e zhvilluar me Kancelaren e Gjermanisë Angela Dorothea Merkel. Në janar Berlini njoftoi se planifikon marrjen e masave prej BE kundër Bjellorusisë pas shtypjes së egër të protestave masive në Minsk, të cilat filluan në dhjetor menjëherë pas fitores së Aleksandër Llukashenkos në zgjedhjet presidenciale. Midis masave të tilla figurojnë edhe kërkesat e Gjermanisë për ndalimin e hyrjes në vendet e BE të figurave kyçe të qeverisë së Llukashenkos, të cilat më parë u bllokuan nga Italia.