Gjykata turke liroi sot nga arresti doktorin e dyshuar për përfshirje në trafikim qeniesh të gjalla (njerëzish) dhe kryerje operacionesh të paligjshme në territorin e Kosovës për marrjen e organeve njerëzore me qëllim shitjen e mëpastajshme donatorëve. Yusuf Sonmez u arrestua nga organet e ruajtjes së rendit të Turqisë mbi bazë të urdhër arrestit të lëshuar në Kosovë, njofton Agjencia informative Tanjug. Sipas të dhënave të saj, Sonmez u lirua deri në kohën e fillimit të procesit gjyqësor në lidhje me këtë çështje të bujshme. Turqia nuk i ekstradon jashtë shtetit qytetarët e vet të akuzuar për kryerje krimesh. Në rast se do të provohet faji i doktorit nga gjykata, atëhere ai do ta kryejë dënimin me burgim në vendin e vet.