Raporti i Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit “nuk është gjë tjetër veçse një komplet spekullimesh të pabazuara në kurrfarë dëshmish”. Një mendim të tillë shprehu në konferencën e mbajtur për shtyp Jaroslaw Kaczynski, vëllai i Presidentit të Polonisë që gjeti vdekjen në katastrofën ajrore nën Smolensk. Duke prekur temën e ushtrimit të presionit mbi pilotët Kaczynski tha: “nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmish të ndërmarrjes së një hapi të tillë nga ana e Lech Kaczynskit”. Bashkë me këtë, sipas fjalëve të Kryetares së Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit Tatiana Anodova, prania në kabinën e ekuipazhit të personave të lartë zyrtarë dhe reagimi i pritshëm negativ ndaj tij nga ana e Pasagjerit kryesor (Presidentit Lech Kaczynski) ushtruan ndikim psikologjik mbi anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit si dhe në marrjen prej tyre të vendimit për realizimin e uljes në kushtet e riskut të pajustifikuar.