Deputetët e Dhomës së Ulët të parlamentit rus janë në gatishmëri të plotë për ratifikimin e Traktatit ruso-amerikan mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Vërtet, projekt ligjin e pret një korrektim serioz. Shtojca në dokumentin në fjalë, e mbështetur nga ana e Kongresit të SHBA në fund të vitit të kaluar, i detyroi parlamentarët rusë ti bashkangjisin atij edhe 11 faqe me amendamentet e veta. Si rezultat i korrigjimeve ruse balanca e interesave të Moskës dhe Uashingtonit do të rivendoset, ashtu siç parashikohej një gjë e tillë nga vetë Traktati, venë në dukje ligjvënësit. Kusht kryesor i daljes së mundshme të Rusisë nga Traktati i ASO №3, sipas fjalëve të Kryetarit të Komitetit të Dumës Shtetërore për marrëdhëniet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov, është shkelja e dispozitave të tij nga ana e SHBA. Zhvillimi i mëteshëm i armatimeve të reja nuk duhet të prishë paritetin e dy superfuqive. Në veçanti, sistemi që po krijohet prej SHBA i mbrojtjes antiraket nuk duhet të kalojë atë linjë, pas së cilës Moskës ti lindin dyshime në lidhje me efikasitetin e trupave ruse të destinacionit strategjik. Në rast të kundërt Rusia i rezervon vetes të drejtën e të kërkuarit të rishikimit të Traktatit mbi ASO, deklaroi Konstantin Kosaçov. Ai sqaroi si vijon: “- Kushti i parë dhe kryesor konsiston në atë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të respektojnë në mënyrë rigoroze dispozitat e Traktatit të nënshkruar mbi ASO. Kushti i dytë - zhvillimi nga ana e SHBA në mënyrë të njëanshme i sistemeve të tilla të mbrojtjes antiraket të afta që të ndryshojnë rrënjësisht situatën e krijuar aktualisht në këtë sferë dhe që shkelin qenësishëm sigurinë kombëtare si dhe aftësinë mbrojtëse të Federatës Ruse. Ne fiksojnë lidhjen e pandashme ekzistuese midis armatimeve strategjike ofensive dhe armatimeve strategjike difensive, pra midis ASO dhe Mbrojtjes antiraket (MAR). Ne fiksojnë gjithashtu, se çfarëdolloj armatimesh të reja strategjike, ndër të tjera edhe në pajisjen jo bërthamore, përfshihen nga veprimi i Traktatit. Ekzistojnë vërtet shumë mite rreth këtij Traktati. Në veçanti, mbi gjoja dhënien e informacionit të pakontrolluar dhe të njëanshëm telemetrik nga ana e Federatës Ruse amerikanëve. Por kjo nuk është aspak kështu. Pa bashkërendimin paraprak me Rusinë nuk do të ketë kurrfarë shkëmbimi informacioni telemetrik, kurrfarë askesi në objektet bërthamore. Ne në vëllim të plotë mbrojmë interesat e sigurisë kombëtare të Rusisë. Duke marrë parasysh amendamentet në projekt ligjin në fjalë, Komiteti i Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare i rekomandoi Dhomës së Ulët të parlamentit rus miratimin e tij në lexim të dytë. Parlamentarët do ta shqyrtojnë këtë çështje më 14 janar. Përfundimisht Duma Shtetërore dhe Këshilli i Federatës do ta ratifikojnë Traktatin brenda 2 javëve. Duam t’ju kujtojmë, se Traktati i ri mbi ASO do të veprojnë për 10 vjet. Pariteti raketoro-bërthamor midis dy lojtarëve kryesorë, shprehen me bindje të plotë ekspertët, është tejet i rëndësishëm për botën dhe ruajtjen e paqes në tërësi. Traktati i tanishëm mbi ASO mund të bëhet një etapë kyçe në rrugën drejt arritjes së qëllimit global - çarmatimit të plotë bërthamor.