Shkarko audiofailin


Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit paraqiti konkluzionet përfundimtare të punës së Komisionit teknik për hetimin e shkaqeve të katastrofës së aeroplanit Tu-154 nën Smolensk më 10 prill të vitit 2010. Ekspertët rusë dhe polakë filluan hetimin e shkaqeve të katastrofës ajrore që në ditën e parë të kësaj tragjedie. Duke marrë parasysh jehonën e madhe politike të ndodhisë u morr vendimi për krijimin e komisionit të përbashkët ruso-polak. Drejtimi i përgjithshëm i hetimit teknik iu ngarkua Tatiana Anodina-s - Kryetares së Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit - organizatë e pavarur ndërkombëtare kjo. Një transparencë e tillë maksimale dhe bashkëveprimi i ngushtë midis palëve mbi bazë të Konventës së Çikagos kushtëzuan edhe zhvillimin cilësor të punës hetimore, mendon eksperti polak në sferën e së drejtës ndërkombëtare të aviacionit, profesor Marek Zhiliç (Marek Żylicz):  “- Sigurisht që ky ishte vendimi më i drejtë dhe më pragmatik që mund të merrej. Në rast të kundërt do të ngadalësohej ecuria e procesit hetimor. Konventa e Çikagos është një udhëzues i përpunuar mjaft mirë. Ajo është pranuar në të gjitha vendet e botës. Vendimi për respektimin e kësaj Konvente u morr nga qeveritë e të dyja vendeve dhe unë mendoj se ky është vendim shumë i mënçur, i urtë”, - tha profesor Marek Zhiliç (Marek Żylicz). Qytetarët rusë e perceptuan si tragjedinë e vet atë që ndodhi me aeroplanin polak. Dhe polakët nuk mund të mos e vlerësonin këtë. Përfaqësuesi fuqiplotë i Polonisë, i akredituar pranë Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit, Edmund Klih (Edmund Klich) e ka falenderuar mëse një herë palën ruse për punën e mirë të saj. “Pala polake mendon se hetimi po zhvillohet me ritme maksimalisht të shpejta”, - vinte në dukje Klih (Klich). Më 20 tetor konkluzionet e komisionit mbi shkaqet e katastrofës, deshifrimi i regjistrimeve të “kutive të zeza” dhe shiritave të vetëregjistruesve të zërit që ndodheshin në bordin e aeroplanit iu dorëzuan në një paketë të plotë palës polake. Të dhënat që përmbaheshin në raportin e palës ruse nuk u erdhën për mide një sërë përfaqësuesve të lartë zyrtarë të Polonisë. Dëshira për të kënaqur ambiciet e veta politike triumfoi mbi synimin e zbardhjes të së vërtetës. Ja se ç’thotë Sekretari i Komitetit të Aviacionit të Polonisë Tomash Hipki (Tomasz Hypki). “- Unë nuk kam kurrfarë arsyesh të vë në dyshim si synimet e mira të palës ruse në tërësi, ashtu dhe kompetencën dhe përgjegjësinë e njerëzve që janë marrë me hetimin. Ç’është për të ardhur keq, në Poloni ka si shumë gënjeshtra në lidhje me këtë fluturim tragjik. Dhe unë i druhem asaj, se kjo gënjeshtër do të vazhdojë të përhapet edhe më tej. Meqenëse ka dhe njerëz të tillë, të cilët janë të gatshëm ta shfrytëzojnë tragjedinë në lojrat e veta politike”, - tha Tomash Hipki (Tomasz Hypki). Por tragjedia nën Smolensk dhe është pikërisht ai rast kur politika duhet të zhvendoset në plan të dytë. Prandaj ekspertët, si rusë, ashtu edhe polakë, janë mëse të bindur se tentativat për “ndarjen” e fajit nuk janë aspak legjitime. Dëgjoni komentin e ish Presidentit të Fondit Botëror të Sigurisë së Fluturimeve Stjuart Methjuz (Stuart Matthews): “- Atë ditë bënte një kohë shumë e keqe dhe pilotët disa herë tentuan ta ulin avionin në kushtet e një mjegulle shumë të dendur dhe dukshmërisë së pamjaftueshme. Por pa rezultat dhe si përfundim aeroplani u rrëzua. Mendimi i parë që më erdhi në kokë në atë moment ishte ai, se piloti thjesht nuk i vuri veshin këshillave të dispeçerëve, të cilët e paralajmëruan atë për kushtet e këqija të motit dhe dukshmërinë e dobët në vendin e uljes. Por më pas unë e kuptova logjikën e të menduarit të tij: kur ti po çon Presidentin e vendit dhe persona të tjerë të lartë zyrtarë në një ceremoni tejet të rëndësishme, atëhere gjithçka do të dështojë dhe atij do ti lindin probleme serioze në qoftë se nuk do ta ulë në kohën e duhur aeroplanin. Ndoshta pikërisht kjo dhe ndikoi në marrjen e vendimit nga ana e pilotit”, - tha Stjuart Methjuz (Stuart Matthews). Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit zhvilloi hetimin në përputhje të rreptë me shtojcën № 13 të Konventës së Aviacionit Civil. Shkaqet e katastrofës tashmë u bënë të ditura. Ndërsa fajtorët e saj do të duhet ti përcaktojë prokuroria polake.