Rusia duhet të dalë nga Traktati mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), në qoftë se SHBA-s do të dislokojnë sistemin e Mbrojtjes Antiraket (MAR) që kërcënon sigurinë e saj, deklaroi Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov. Rekomandimet e tij përmbahen në projekt ligjin për ratifikimin e Traktatit, të cilin Dhoma e Ulët e parlamentit rus do ta shqyrtojë në lexim të dytë më 14 janar. Kosaçov mendon se veprimi i Traktatit të ri, të nënshkruar nga presidentët e Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht Dimitri Medvediev dhe Barak Obama në prill të vitit të kaluar, duhet të përfshijë të gjitha llojet e armatimeve bërthamore.