Agjencia aerokozmike e SHBA-s (NASA) synon të blejë edhe 12 vende në anijet ruse “Sojuz” për çuarjen e astronautëve në Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) për vitet 2014-1016. NASA planifikon gjithashtu të përdorë shërbimet e palës ruse për çuarjen e ngarkesave në SKN, heqjen e plehrave, evakuimin e astronautëve nga vendi i uljes dhe reabilitimin e tyre pas fluturimit. Në njoftimet e agjencisë vihet në dukje, se pas daljes nga përdorimi këtë vit i shuttleve amerikanë, anijet “Sojuz” do të jenë anijet e vetme transportuese që do të dëshmojnë sigurinë e vet.