Shkarko audiofailin


Shkak i katastrofës së avionit të Presidentit të Polonisë Lech Kaczynski nën Smolensk në prill të vitit 2010 u bënë veprimet e gabuara të pilotëve, të lidhura me praninë në kabinën e tyre të personave të huaj dhe mosrespektimin e normave të sigurisë së fluturimeve. Të tilla janë konkluzionet përfundimtare të Komisionit teknik të Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit për hetimin e shkaqeve të tragjedisë. Raporti mbi rezultatet e punës së Komisionit të Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit (KNA) u paraqit nga Drejtuesja e Komitetit Tatiana Anodina dhe Kryetari i Komisionit teknik të Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit Aleksei Morozov. Gazetarëve iu demonstrua filmi që rikonstrukton rrjedhën e ngjarjes tragjike nën Smolensk. Tatiana Anodina vuri në dukje, se hetimi i aksidentit ajror u zhvillua me vendimin e qeverive të Rusisë dhe Polonisë në përputhje të rreptë me Konventën e Çikagos mbi rregullat e fluturimeve e cila është miratur në 190 shtete të botës, përfshirë këtu Rusinë dhe Poloninë. Që në fillim të punës së vet Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit (KNA) ndërmorri hapa të paprecedentshëm: në të gjitha veprimet për hetimin e aksidentit ajror morri pjesë një grup i madh specialistësh polakë, të cilët u lejuan të vijnë menjëherë në vendin e katastrofës. Palës polake iu dorëzuan të gjitha deshifrimet e “kutive të zeza” (aparateve vetëregjistruese të zërit në bordin e avionit). Në zhvillimin e hetimit të katastrofës ajrore morrën pjesë edhe ekspertë ndërkombëtarë. Pas një pune mjaft skrupuloze KNA arriti në konkluzionin, se katastrofa mund të ishte parandaluar vetëm në një rast: po të ishte marrë vendimi nga komandanti i aeroplanit për të fluturuar drejt aerodromit rezervë, njoftoi Tatiana Anodina: “- Gjatë kohës së fluturimit ekuipazhi i aeroplanit Tu-154 ka marrë disa herë informacionin mbi kushtet e këqija meteorologjike në aerodromin e destinacionit të tij nga organet e drejtimit të trafikut ajror të Bjellorusisë, nga dispeçeria e aerodromit “Смоленск-Северный” (“Smolensku Verior”) si dhe ekuipazhi i aeroplanit polak Jak-40, i cili realizoi më parë uljen në aerodromin e Smolenskut. Pavarësisht nga të gjitha këto paralajmërime ekuipazhi i aeroplanit Tu-154 nuk morri vendimin për të fluturuar drejt aerodromit rezervë. Sipas mendimit të ekspertëve dhe psikologëve të sferës së aviacionit, ndër të tjera edhe atyre polakë, një nga faktorët vendimtarë që i detyroi pilotët të marrin vendimin fatal u bë prania në kabinën e tyre e personave të huaj, të jashtëm, tha Tatiana Anodina: “- Prania në kabinën e ekuipazhit të personave të jashtëm të lartë zyrtarë - Kryekomandantit të Forcave Ushtarako-Ajrore të Republikës së Polonisë dhe Drejtorit të Protokollit - si dhe reagimi i pritshëm negativ ndaj komandantit të avionit nga ana e Pasagjerit Kryesor (Presidentit polak)  ushtruan presion psikologjik mbi anëtarët e ekuipazhit dhe ndikuan në marrjen e vendimit mbi vazhdimin e realizimit të uljes në çfarëdolloj kushtesh, ndër të tjera dhe në kushtet e riskut krejtësisht të pajustifikuar, pra “me çdo kusht”. Sipas rezultateve të ekzaminimit mjeko-ligjor në përbërjen e gjakut të Kryekomandantit të Forcave Ushtarako-Ajrore të Republikës së Polonisë u gjet alkool etilik me koncentrim 0,6 ppm”, - tregon Tatiana Anodina. Komisioni teknik konstatoi: aeroplani përpara nisjes së fluturimit nga Varshava ishte plotësisht në rregull nga ana teknike. Disfunksionim të motorëve apo sistemeve të drejtimit gjatë fluturimit nuk kishte, as zjarr, as shpërthim dhe as shkatërrim të avionit në ajër nuk pati deri në momentin e përplasjes së tij me tokën gjatë tentativës së uljes. Ndërsa përgatitja e ekuipazhit për realizimin e fluturimit ishte, në mënyrë krejtësisht evidente, e pamjaftueshme. Komandanti i avionit, po ashtu si dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit, kishin një përvojë modeste në fluturime të pavarura. Konkluzionet e Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit dhe ekspertëve ndërkombëtarë janë krejtësisht të qarta: disavantazhet e aerodromit në Smolensk nuk mund të bëheshin kurrsesi shkak për incidentin ajror. Sepse situata emergjente ndodhi në ajër e jo në tokë.