Në Dumën Shtetërore të Federatës Ruse u përpiluan amendamentet për leximin e dytë të projektligjit për ratifikimin e Traktatit № 3 mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Iniciativën për këtë e morën deputetët e Partisë “Rusia Unike”. Sipas amendamenteve, ratifikimi është i mundur vetëm me kusht të financimit në nivelin e duhur të forcave strategjike bërthamore ruse dhe zhvillimin e bazës shkencore. Theksohet domosdoshmëria e marrjes parasysh të ndërlidhjes midis armatimeve strategjike ofensive dhe sistemeve të mbrojtjes antiraket. Ratifikimi ka si konditë organizimin e kontrollit efektiv me respektimin e traktatit nga SHBA-s.