Rusia do të financojë 2 milionë dollarë çdo vit në Fondin e Zyrës së OKB-së për drogën dhe krimin. Urdhëresën përkatëse e nënshkroi Kryeministri Vladimir Putin. Është vendosur gjithashtu të financohen për këtë Fond 7 milionë dollarë si një kontribut vullnetar për vitin e kaluar. Rusia merr pjesë aktivisht në veprimtarinë e Zyrës antidrogë të OKB-së. Një nga drejtimet kryesore është kundërqëndrimi ndaj trafikut të drogës nga Afganistani, pjesa më e madhe e së cilës hyn në Rusi.