Kryeministri i Polonisë Donald Tusk ndërpreu pushimet e veta dhe urgjentisht do të kthehet në Varshavë pas shpalljes në Moskë të raportit të Komisionit Ndërkombëtar të Aviacionit në lidhje me katastrofën nën Smolensk, njoftojnë mjetet e informimit masiv. Në raportin e Komisionit Ndërkombëtar të Aviacionit, të paraqitur në Moskë, shkaqet kryesore të katastrofës ajrore me avionin e presidentit polak Lech Kaczynski nën Smolensk në prill të vitit 2010 u quajt trajnimi i pamjaftueshëm i ekuipazhit dhe refuzimi nga ana e tij për tu ulur në aerodromin rezervë.