SHBA-s nuk synojnë, siç u premtua, të largohen nga Afganistani në vitin 2014. Nuk la të dyshohej për këtë Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Jiseph Biden, që ndodhet në Kabul. Amerika është gati të ruajë praninë e vet në Afganistan edhe pas vitit 2014, kur është planifikuar largimi i trupave amerikane dhe natoviane nga vendi, deklaroi Biden. “Ne nuk do të largohemi, në qoftë se ju nuk dëshironi, që ne të largohemi nga vendi”, u shpreh ai, duke iu drejtuar Presidentit të Afganistanit Hamid Karzai në konferencën e përbashkët për shtyp pas përfundimit të negociatave dypalëshe. Bërja e një pyetje të tillë ndryshon shumë nga ajo, që muajt e fundit u folën në brigjet e Potomakut, por edhe në samitin e NATO-s të nëntorit në Lisbonë, vë në dukje eksperti dhe orientalisti rus Sergei Demidenko: “Situata në Afganistan po zhvillohet jo sipas atij skenari, që planifikuan në Uashington. Ka shumë të ngjarë, se kjo ka lidhje me atë, se doktrina e administratës së re amerikane për Lindjen e Mesme nuk është përpunuar dhe formuluar kështu deri në fund. Fillimisht pati shumë synime pozitive pozitive. Refuzohej politika e presionit ushtarak, më shumë paqe, më shumë dialog e kështu me radhë. Por si përfundim kjo gjë nuk solli në asgjë reale. Faktikisht situata që nga koha e udhëheqjes së George Bushit nuk është përmirësuar”, u shpreh Sergei Demidenko. As edhe një nga qëllimet, të cilat u bënë gjatë hyrjes së trupave në Afganistan, nuk është realizuar. Ekstremistët nga lëvizja “Taliban” jo vetëm që nuk janë shpartalluar, por po zgjerojnë veprimet e veta ushtarake. Shumë rajone të vendit si më parë janë të padepërtueshme për trupat e SHBA-së dhe NATO-s. Prandaj as që nuk mund të flitet për kontrollin e aleatëve mbi Afganistanin. Në këto kushte Amerika dhe aleatët e saj nuk mund të largohen nga Afganistani, pasi kjo gjë mund të konsiderohet si dështim. Uashingtoni premtoi të largojë trupat e vet në vitin 2014 nën presionin e mendimit të opinionit publik brenda vendit, qeverisë afgane, si dhe nga një sërë aleatësh të saj. SHBA-s premtuan të largohen, që të qëndrojnë dhe të vazhdojnë të kontrollojnë qeverinë afgane dhe burimet e vendit me metoda civile. Aktualisht duket qartë, se kjo gjë është e pamundur pa praninë ushtarake. Veçanërisht, këtë  fakt e pranoi në Kabul Nënpresidenti i SHBA-s Joseph Biden.