Kryetari i Parlamentit Europian Jerzu Buzek do të takohet me përfaqësuesit e opozitës demokratike bjelloruse dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëradhës të Komitetit të Parlamentit Europian në punët e jashtme, kushtuar situatës politike në Bjellorusi. Buzek synon tu kërkojë autoriteteve të Bjellorusisë që të lirojnë të arrestuarit pas zgjedhjeve parlamentare dhe të anulojnë akuzat e bëra kundër tyre. Së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Europian, OSBE-në dhe Parlamentin Europian ai planifikon të diskutojë aspektet praktikë për ofrimin e ndihmës  demokracisë bjelloruse dhe rishqyrtimin e mundshëm të politikës së BE ndaj Bjellorusisë duke marrë parasysh pasojat mizore të zgjedhjeve presidenciale.