Raimonds Pauls është kompozitor sovjetik dhe letonez, Artist i Popullit i Bashkimit Sovjetik, Doktor nderi i Akademisë Letoneze të Shkencave, Kavalieri i Urdhërit Mbretëror Ulli Polar i shkallës së parë (medalje e Suedisë) i njohur si autor muzike i shumë hiteve të këngës së lehtë dhe melodive për filma. Në urimin e vet Dimitri Medvediev shkruan: “Në Rusi dhe Letoni Juve ju njohin si person me talent të ndritshëm dhe energji të madhe krijuese, ju vlerësojnë si kompozitor. Nderim të thellë meriton kontributi Juaj në zhvillimin e artit muzikor modern, në forcimin e lidhjeve kulturore ruso-letoneze”.