Kreu i qeverisë ruse do të marrë pjesë në punën e Kongresit të VII-të të Federatës së Sindikatave të Pavarura të Rusisë, njofton shërbimi i shtypit i qeverisë. Në Kongres propozohet të shqyrtohen strategjia dhe taktika e sindikatave për ruajtjen e të drejtave të punës dhe interesave ekonomiko-sociale, si dhe të rizgjidhet udhëheqja e kësaj organizate. Federata e Sindikatave të Pavarura të Rusisë u krijua në vitin 1990 dhe është bashkimi më i madh i sindikatave në vend. Ajo përfshin rreth 25 milionë anëtarë.