Të martën u zhvillua këmbimi i notave, i cili përfundoi punën dyditore për ratifikimin e marrëveshjes midis dy vendeve në sferën atomike, i njoftoi Presidentit të Federatës Ruse Kreu i “Rosatom”-it Sergei Kirienko. E ashtuquajtura “Marrëveshja 123” është e rëndësishme nga pikëpamja ekonomike, pasi Rusia sipas kontratës garanton rreth 40 % të kërkesave amerikane për lëndë djegëse për elektrostacionin atomik. “Rosatom” zotëron asete në SHBA-s, kurse më 20 dhjetor ai nxorri tonin e parë të uraniumit në territorin e këtij vendi. “Kjo është punë e mirë. Kryesorja është, të mos politizohet ajo, por të merren si me biznesin”, theksoi Dimitri Medvediev.