Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit (KNA) paraqiti filmin mbi rezultatet përfundimtare të punës së komisionit teknik të KNA-së për hetimin e shkaqeve të katastrofës së aeroplanit polak Tu-154M nën Smolensk më 10 prill të vitit 2010. Hetimi vazhdoi plot gjashtë muaj dhe u zhvillua bashkarisht nga ekspertët rusë dhe polakë mbi bazë të Konventës së Çikagos. Avioni Tu-154M i Presidentit polak me anëtarët e delegacionit zyrtar në bord u rrëzua më 10 prill nën Smolensk. Lech Kaczynski duhej të ishte i pranishëm në aktivitetet funerale në Katyn, ku prehen eshtrat ushtarakëve polakë. Në këtë katastrofë ajrore gjetën vdekjen të gjithë 96 personat që ndodheshin në bordin e avionit, midis tyre Presidenti i Polonisë, bashkëshortja e tij dhe përfaqësuesit e udhëheqjes më të lartë të vendit. Sipas rezultateve të hetimit të shpallura më parë, pilotët e avionit morrën vendimin për tu ulur në aerodrom në kushtet e mjegullës së dendur dhe injoruan paralajmërimet e sistemit mbi rrezikun e afrimit me tokën në kushtet e sipërpërmendura. Replikat që tingëlluan në kabinën e pilotëve disa sekonda para katastrofës, siç dëshmojnë të dhënat e marra nga deshifrimi i kutive të zeza të bordit, japin arsye për të arritur në konkluzionin se ekuipazhi mund të ndëshkohej në rast se do të refuzonte uljen e avionit .