Komiteti i Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare në seancën e parë për këtë vit do të shqyrtojë amendamentet në leximin e dytë të projekt ligjit për ratifikimin e Traktatit № 3mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Fjalë do të bëhet për përfshirjen e kushteve ruse në Traktatin e ri si përgjigje ndaj rezolutës së ratifikimit nga senati i Kongresit të SHBA-s. “Ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë, pasi Kongresi i SHBA-s bëri vërejtje të veçanta në lidhje me tekstin, i cili u nënshkrua nga presidentët e Federatës Ruse dhe SHBA”, vuri në dukje Zëdhënësi i Dumës Shtetërore Boris Grizllov.