Pengjet e festave dhe a pati ndonjë dobi nga kotësia, rropatja e festave të fundvitit? - shtron pyetjen botimi «Российская газета» (“Rossijskaja gazeta”). Psikologia Olga Mahovskaja është mëse e bindur se kotësia, rrekjet, nxitimi në pragfeste është i dobishëm për vetë faktin se paraprin vetë festën, ndërsa festat janë të domosdoshme për njeriun. Së pari, për të mbushur shpirtin me emocione pozitive. Veçoria e dytë e festave të Vitit të Ri është shkaku për të komunikuar. Sot shumë qytetarë rusë u kthyen në vendet e veta të punës pas pushimeve të gjata dimërore. Ndërkohë rikthimi në rutinën e jetës së përditshme duhet bërë pa dëm për shëndetin, ngul këmbë botimi «Комсомольская правда» (“Komsomolskaja pravda”). Sipas mendimit të gazetës, kryesorja është të çlodhet njeriu nga festat dhe të jetë më i rezervuar në të ngrënit e vet, duke i dhënë me pak dietë mundësi organizmit të rikuperohet pas të ushqyerit pa karar në periudhën e festave të fundvitit.

Më 11 janar u hap sesioni pranveror i Dumës Shtetërore të Rusisë, njoftojnë gazetat ruse. Kështu është i ndërtuar viti parlamentar -  ai përbëhet nga 2 sezone: pas vjeshtës mbas përfundimit të pushimeve të festave të Vitit të Ri vjen pranvera, sqaron botimi «Российская газета» (“Rossijskaja gazeta”). Në rendin e ditës të tij janë disa tema mjaft serioze. Së pari, ligji “Mbi policinë”. Projekti presidencial i këtij dokumenti para paraqitjes së tij në Dhomën e Ulët të parlamentit u botua për gjykim mbarëpopullor, gjë pas së cilës u dërgua në parlament po përgatitet për lexim të dytë. Ekziston edhe projekti i një tjetër ligji, i cili, padyshim, në këtë apo atë shkallë ka të bëjë gjithashtu me vetë qytetarët rusë - “Mbi arsimin”. Traktati ruso-amerikan për shkrurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive është tema e 3-të tejet e rëndësishme.

Mishi dhe vezët e pulave nga Gjermania mund të jenë të dëmshme për shëndetin, sqarojnë gazetat thelbin e pretendimeve të Shërbimit Federal rus për mbikëqyrjen në sferën e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe mirëqenien e njeriut “Rospotrebnadzor” ndaj këtyre produkteve. Siç saktëson botimi «Независимая газета» (“Njezavisimaja gazeta”), shërbimi sanitar rus i bëri thirrje popullsisë të heqë dorë nga përdorimi i produkteve gjermane në lidhje me evidentimin e rasteve të ndotjes së mishit të importuar nga Gjermania me dioksinë. Diokisina, tejkalimi i normës të së cilës në organizmin e njeriut shkakton pasoja mjaft serioze, se si depërtoi në ushqimin e kafshëve. Furnizime të Rusi të produkteve të prodhuara në fermat e dëmtuara nga kjo nuk ka patur, por shërbimi i inspektimit vendosi ti dalë së keqes përpara. Gjermania, ku njerëzit tradicionalisht kanë besuar në patëmetat e produkteve të veta vendase, është dekurajuar plotësisht nga ajo që ndodhi. Meqë ra fjala, autoritetet gjermane nuk i vunë në dijeni partnerët rusë në lidhje me situatën e krijuar, shton botimi «Независимая газета» (“Njezavisimaja gazeta”). Sipas dëshmive të shtypit gjermanët nuk arritën ta gjejnë dot burimin e hetmit, por premtojnë të likuidojnë të gjitha produktet e ndotura ushqimore me dioksinë.