Lutja 3-orësh kundër aborteve u zhvillua në Katedralen Kazanskaja të Shën Peterburgut. Besimtarët u lutën përpara ikonës së Dëshmorëve të shenjtë- foshnjave të Betlehemit, të vrara me urdhër të Mbretit Herod. Dita e nderimit të kujtimit të tyre nga Kisha Orthodhokse kremtohet më 11 janar. Kalimtarëve u propozohej të ndiznin një qiri për shpëtimin e shpirtrave të foshnjave të palindura dhe faljes së mëkatit të prindërve. Aktivitete analogjike u zhvilluan në dhjetra qytete të Rusisë. Sipas të dhënave të Qendrës së programeve sociale, në Rusi çdo vit vdesin nga abortet 4 mijë foshnja.