Anija e radhës “Sonjuz”, e cila më 30 mars do të niset për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), me rastin e 50-vjetorit të fluturimit të njeriut të parë në kozmos, do të marrë emrin e Juri Gagarinit, deklaroi Kreu i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos” Anatoli Perminov. Në kostumet e anëtarëve të ekuipazhit do të figurojnë emblemat me portretin e kozmonautit të parë të Tokës. Për pjesëmarrje në kremtimin e vitit jubilar më 12 prill janë ftuar drejtuesit e 49 agjencive të huaja kozmike, astronautë dhe kozmonautë që kanë kryer fluturime me anijet kozmike sovjetike apo ruse. Ekspozita kushtuar fluturimit të Juri Gagarinit do të hapen në Vjenë, Nju Jork, Gjenevë dhe Madrid.