Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet e veta të plagosurve dhe familjeve të viktimave gjatë kohës së atentatit të ndërmarrë ndaj senatores amerikane Gabrielle Giffords. Qendrimin e vet ndaj tragjedisë që ndodhi në shtetin amerikan Arizona Kryeministri i Rusisë e shprehu gjatë urës telekomunikative që zhvilloi me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Midis personave që punojnë aktualisht në bordin e SKN  ndodhet edhe astronauti amerikan Scott Joseph Kelly, vëllai i bashkëshortit të Giffords. Sipas fjalëve të Putinit, qytetarët e Rusisë e pritën me hidhërim e dhimbje informacionin mbi atentatin. 40 vjeçarja Gabrielle Giffords ndodhet në spital. Gjendja e saj vlerësohet nga mjekët si kritike.