Themeluesi i site “WikiLeaks” Julian Assange do të mbetet në Londër deri në kohën e rifillimit të gjyqit ndaj tij në ditët e para të shkurtit. Një vendim të tillë morri të martën gjykata e Londrës, njofton kanali televiziz NBC. Pritet që procesi gjyqësor, gjatë ecurisë të të cilit mund të merret vendimi mbi ekstradimin e Assange në Suedi ku ai akuzohet për krime të karakterit seksual, të zhvillohet më 6-7 shkurt. Julian Assange u arrestua në Britaninë e Madhe në fund të dhjetorit të vitit 2010. Ai u lirua me një dorëzani prej 240 mijë paund sterlinash dhe me kushte shumë të rrepta: pasaporta atij iu konfiskua, ai mban të mbërthyer në kyçin e dorës një byzylyk elektronik dhe nuk ka të drejtë të largohet nga shtëpia ku jeton aktualisht, duhet të paraqitet dy herë në ditë në polici.