Julian Assange tani për tani vazhdon të mbetet në Londër. Gjykata britanike më 11 janar morri vendimin për të mos e dorëzuar themeluesin e “WikiLeaks-it” në duart e drejtësisë suedeze. Seanca gjyqësore, në të cilët është planifikuar të shqyrtohet kërkesa e Stokholmit për ekstradimin e Assange, është planifikuar të mbahet më 6-7 shkurt. Procesi gjyqësor ndaj themeluesit të “WikiLeaks” Julian Assange ka zgjuar interes të madh në mbarë botën. Gjykatësit konservatorë britanikë ndërmorrën bile dhe aplikimin e një risie në praktikën e tyre profesionale: gazetarët që këtej e tutje do të mund të ngriçojnë procesin gjyqësor në regjim kohe reale nëpërmjet rrjeteve sociale, ndër të tjera edhe me anë të microblogeve në Twitter. Meqë ra fjala mbi Twitter-in: autoritetet e SHBA i kërkuan kompanisë korrespondencën personale, kontaktet dhe gjithë informacionin disponues personal që ka të bëjë me Julian Assange. Kështu që, duke gjykuar nga të gjitha, procesi gjyqësor në Britaninë e Madhe, dhe ndoshta ka shumë mundësi edhe në Suedi, ku atë e akuzojnë për krime të karakterit seksual, janë vetëm fillimi i problemeve për Assange. Duam t’ju kujtojmë, se site “WikiLeaks” fitoi nam skandaloz dhe u bë zhurmëmadh pas publikimit të qindra mijëra materialeve konfidenciale të autoriteteve amerikane. Fillimisht këto ishin letra që kishin të bënin me operacionet e SHBA në Irak dhe Afganistan, më pas u publikua edhe korrespondenca e ambasadave amerikane në mbarë botën me Departamentin e shtetit. Ndërsa një gjë të tillë Uashingtoni nuk do t’ia falë kurrsesi Julian Assange, shprehet me bindje të plotë eksperti për zbulimin konkurrues Eugjeni Jushiuk: “- Assange i krijoi probleme shumë serioze SHBA. Dhe duhet thënë, së pari, tejet të kushtueshme, meqenëse janë prekur interesa serioze financiare. Së dyti, u vunë nën rrezik real jetë njerëzish. Specialistët, të cilët patën punuar dikur si analistë në Komitetin e Sigurimit të Shtetit të Bashkimit Sovjetik, thanë menjëherë pas kësaj që ndodhi - amerikanët do të hakmerren keq ndaj tij. Kjo është praktikë standarte e të gjitha shërbimeve speciale të gjithë botës - për të mos i lënë pa kundërpërgjigje sulmet e ndërmarra ndaj tyre. Por amerikanët nuk mund ti paraqesin atij akuza të pabazuara, të paprovuara me fakte konkrete. Prandaj tani ata po grumbullojnë në mënyrë skrupuloze dhe të imtësishme bazën e dëshmive”, - tha Eugjeni Jushiuk. Julian Assange i ka dhënë vendstrehim shoku dhe ithtari i veprimtarisë së “WikiLeaks”, themeluesi i i Klubit londinez të gazetarëve Frontline Club Bon Smith. Julian bredh nëpër çifligun e mikut të vet me byzylykun elektronik të mbërthyer në kyçin e dorës dhe dy herë në ditë paraqitet në polici. Ëndërra e Assange “për ekzistencën e një bote me politikë transparente”, ndoshta, tani vetë atij i duket mirazh. Duke gjykuar nga reagimi i botës ndaj kësaj “transparence”, një liri e kësaj natyre nuk i duhet aspak atij.