Hyri në fuqi Marrëveshja e lidhur midis Rusisë dhe SHBA për bashkëpunimin në sferën e shfrytëzimit të energjisë atomike për qëllime paqësore. Me këtë rast shkëmbyen nota përkatëse diplomatike Zëvendës/ministri i jashtëm i Federatës Ruse Sergei Rjabkov dhe Ambasadori i SHBA në Moskë John Byerle. Në marrëdhëniet tona po hapet një faqe tejet e rëndësishme, e cila lejon intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e energjetikës atomike civile. Ai do të japë një kontribut të qenësishëm në forcimin e regjimit ndërkombëtar të mospërhapjes së armës bërthamore, - theksoi Rjabkov. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua në maj të vitit 2008.