Mbledhja e Këshillit Rusi-NATO në nivel të shefave të shtabeve do të zhvillohet më 26 janar në Bruksel, njoftoi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Sipas fjalëve të tij, Rusinë në takimin në fjalë do ta përfaqësojë Shefi i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Federatës Ruse Nikollai Makarov. Siç njoftoi Rogozin, Makarov do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe gjatë të cilave do të diskutohet kryesisht bashkëpunimi në lidhje me problemet e mbrojtjes antiraket. “Kjo është një nga temat më të rëndësishme në bashkëpunimin ushtarak dhe politik midis Rusisë dhe NATO-s”, - theksoi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin.