Komiteti i Dumës Shtetërore të Rusisë për marrëdhëniet ndërkombëtare do të zhvillojë të mërkurën (më 12 janar) mbledhjen me dyer të mbyllura me qëllim që të diskutojë një sërë amendamentesh dhe rekomandimesh shtesë në Traktatin mbi ASO të nënshkruar me SHBA. Projekt ligjin mbi ratifikimin e tij deputetët do ta shqyrtojnë në lexim të dytë të premten, deklaroi Kryetari i Komitetit Konstantin Kosaçov. Traktati i ri ruso-amerikan mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive u nënshkrua nga presidentët e dy vendeve në prill të vitit 2010 në Pragë. Mbi bazë të tij palët brenda 7 vjetëve duhet të shkurtojnë në mënyrë të ndjeshme arsenalet e veta bërthamore. Kongresmenët amerikanë e ratifikuan Traktatin në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas.