“KAMAZ-ët” rusë kryesojnë me vendosmëri në rally “Dakar-2011” pas etapës së 8 të këtyre garave automobilistike. Rezultatin më të mirë në sektorin e rrugës me qarkullim shumë të shpejtë e demonstroi të hënën ekuipazhi i fituesit 6-herësh të rally-t më prestigjioz në botë “Dakar” - Vladimir Çagin. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i ekipit - fituesi 2-herësh i rally-t “Dakar” Firdaus Kabirov, në të tretin - piloti i ri rus Eduard Nikollajev. Itinerari i garës prej 14 etapash kalon nëpër territoret e Argjentinës dhe Kilit. Më 15 janar rivalizuesit e këtij rally duhet të mbërrijnë në finish në Buenos Aires.