Dëmi i shkaktuar prej katastrofave natyrore në botë gjatë vitit që lamë pas përbëri 130 miliardë dollarë mbi bazë të vlerësimeve të kompanisë gjermane të sigurimeve (reinsurance company) Munich Re. Sipas rezultateve të studimeve të zhvilluara prej saj, viti 2010 hyri në 6-shen e më shkatërrimtarëve për 30 vitet e fundit. Ndër katastrofat më të tmerrshme natyrore mund të përmenden: tërmetet në Haiti dhe Kili, përmbytjet në Pakistan, thatësira dhe zjarret pyjore në Rusi, reja e hirit vullkanik që paralizoi transportin ajror në Europë. Përveç kësaj, viti 2010 u bë më i ngrohti për gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike. Në maj në Pakistan u fiksua temperatura e lartë rekord prej 53,5 gradësh Celcius, kurse në korrik në Moskë termometri shënoi temteratura të larta të parapara prej 37,8 gradësh, në shtator në Los Angeles deri në 45 gradë Celcius.