Koreja e Veriut i bën thirrje SHBA për të nënshkruar në afate sa më të shkurtra marrëveshjen e paqes për stabilizimin e situatës në rajonin e Gadishullit Korean, njoftoi të martën gazeta kryesore e RPD të Koresë “Nodon Sinmun”. Sipas mendimit të këtij botimi, në momentet aktuale është e domosdoshme të merren masa reale me qëllim që të eliminohet rreziku i shpërthimit të luftës dhe të garantohet paqja në Gadishullin e Koresë. Gazeta vë në dukje, se kjo do ti shërbejë shndërrimit të rajonit në zonë të denuklearizuar. Aktualisht midis RPD të Koresë dhe SHBA vepron marrëveshja mbi armëpushimin, e cila u nënshkrua në qershor të vitit 1953.