Shkarko audiofailin


Rimma Salonen do të jetë e detyruar të vazhdojë të mbrojë edhe më tej të drejtat e veta ndaj të birit. Me një deklaratë të tillë doli Avokati i Popullit pranë presidentit të Rusisë për të Drejtat e Fëmijës Pavell Astahov. Në vigjilje gjykata finlandeze i refuzoi nënës marrjen e kujdestarisë së përkohshme mbi fëmijën e vet. Argumentet e saj në lidhje me atë, se djalin e rrëmbyen nga Rusia dhe se babai i tij ka ndërmend t’ia dorëzojë atë për edukim djalit të vet më të madh, i cili jeton në Norvegji, u hodhën poshtë. Vendimi i gjykatës pasqyron vetëm pozitën e njërës palë të konfliktit - babait të fëmijës - në një kohë kur argumentet e nënës së tij nuk meren parasysh nga askush, mendon avokati i Rimma Salonen në Finlandë Johan Bäckman. Mbi faktin se ndaj gjykatës ushtrohet vazhdimisht presion mjaft serioz politik tregon Rimma Salonen, të cilën në Finlandë e akuzuan për rrëmbimin e fëmijës së vet: “- Që para se ndaj meje të ngriheshin gjithfarë akuzash zyrtare Ministri finlandez i punëve të jashtme Aleksandër Strubb (Alexander Strubb) i dha një intervistë të zgjeruar televizionit në të cilën deklaroi, se diplomatët finlandezë kanë vepruar në mënyrë plotësisht të ligjshme kur e kanë nxjerrë kontrabandë nga Rusia Antonin (djalin), se nëna e tij ka kryer veprim të gabuar, se fëmija duhet të jetojë me babain e vet. Më vonë Alexander Strubb e mbështeti edhe Ministri i mbrojtjes së Finlandës Juri Hjakjamies (Jyri Häkämies). A mund të shpresohet vallë pas deklaratave të tilla për një vendim objektiv nga ana e gjykatës?”, - thotë me dëshpërim Rimma Salonen. Bile më tepër se kaq, mjetet finlandeze të informimit masiv vendosën të ingranojnë në këtë histori vetë fëmijën. Më 5 janar në televizionin finlandez u transmetua programi në të cilin Anton Salonen deklaroi: se nuk do që të kthehet në Rusi, se dëshiron të jetojë në Finlandë. Në këtë rast fjalë bëhet tashmë mbi shkeljen direkte të ligjeve të vetë Finlandës, deklaroi në intervistën e vet ekskluzive dhënë për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Ombudsman për fëmijë Pavell Astahov: “- Fëmijën po e shfrytëzojnë për propagandë duke përharur gjatë kësaj bile fjalë, të cilat është krejtësisht e pakuptueshme përse i tha ai. Ai shprehet se nuk e do Rusinë dhe këto fjalë tirazhohen nga mjetet e informimit masiv. Dhe të gjitha këto gjëra po ndodhin në vendin ku ekziston një ligj i mrekullueshëm mbi mirëqenien e fëmijëve. Mbi bazë të këtyre ligjeve të gjitha shërbimet shtetërore, sociale, bashkiake ngrihen në mbrojtje të çdo fëmije dhe ndalojnë tirazhimin e imazhit të të miturve dhe shprehjeve e deklaratave të tyre”, - thotë Pavell Astahov. Vendimi aktual i gjykatës në lidhje me përkujdesjen ndaj Anton Salonen ka karakter të përkohshëm. Përfundimisht gjithçka do të bëhet e qartë më 1 prill, kur gjykata do të përcaktojë se kush do të bëhet kujdestar, pra, turor i përhershëm i fëmijës.