NASA (National Aeronautics and Space Administration) e SHBA deklaroi mbi zbulimin e planetit më të vogël, midis atyre tashmë të njohur, përtej Sistemit Diellor. Objekti, të cilit iu dha emri “Kepler-10b”, ka një sipërfaqe të fortë shkëmbore dhe është gati 1,5 herë më i rëndë se Toka. Temperatura ditore në planetin e sapozbuluar, sipas vlerësimeve teorike, mund të arrijë deri në 1400 gradë mbi bazë të shkallës Celcius. Rëndësia e zbulimit në fjalë konsiston në atë, se astronomët për herë të parë zbuluan një planet me sipërfaqë të ngurtë, i cili rrotullohet rreth ylit të vet dhe jo rreth Diellit.