Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon shprehu preokupim serioz në lidhje me arrestimin e opozitarëve pas zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi dhe kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm. Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, në të cilat fitoi Aleksandër Llukashenko, u zhvilluan më 19 dhjetor të vitit 2010. Ky rezultat nuk u pranua nga opozita, e cila po atë ditë organizoi në Minsk një miting të pasanksionuar dhe ndërmorri tentativën për të marrë me sulm Shtëpinë e Qeverisë. Mitingu u shpërnda, u arrestuan qindra veta, midis të cilëve edhe liderë opozitarë, të cilët morrën pjesë si kandidatë për president në fushatën elektorale. Sot Parlamenti Europian në mbledhjen e vet të jashtëradhës ka ndërmend të diskutojë situatën e krijuar në Bjellorusi.