Nënpresidenti i SHBA-s Jozef Biden mbërriti me një vizitë të pashpallur në Afganistan, bëri të ditur shërbimi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë. Sipas të dhënave të këtij shërbimi, qëllimi kryesor i kësaj vizite është vlerësimi i asaj, se si po avancon situata me dorëzimin e kontrollit në duart e autoriteteve afgane në sferën e sigirimit, të planifikuar për fillimin e këtij viti. Përveç kësaj, Nënpresidenti synon të konfirmojë përkrahjen e SHBA-s për partneritet afatgjatë me Afganistanin.