Qeveria e Koresë së Jugut shprehu zyrtarisht mosbesimin e vet në lidhje me propozimin e ri të RPD të Koresë për rifillimin e dialogut ndërkorean, të shpallur nga Komitetit verikorean për bashkimin paqësor të Atdheut. Siç deklaroi për gazetarët në Seul Ministri për çështjet e bashkimit Çhon He Son, kjo iniciativë nuk ndryshon fare nga deklarata që u bë më 8 janar në emër të përfaqësuesve të qeverisë, partive politike dhe organizatave shoqërore të RPD të Koresë. Nga ana e vet, Seuli i propozoi të hënën Phenianit që të zhvillohet takimi për diskutimin e goditjes së ishullit Jonphjondo në nëntor, si rezultat i së cilës gjetën vdekjen 4 shtetas koreanojugorë.