Në Estoni që nga Viti i Ri gjithnjë e më shumë po përhapen ekuivalentë të falsifikuar të valutës europiane. Siç njoftuan në polici, në qytetin Pjarnu u fiksua një person i ri, i cili pagoi në dyqan dhe në një fastfood me para falso prej 100 dhe 200 eurosh. Gjithashtu banknote të falsifikuara u evidentuan në qytetet Rakvere, Tara dhe Tartu. Kryesisht kontrabandistët kanë përdorur banknota prej 50 eurosh, por u identifikua edhe banknota e parë falco prej 500 eurosh.