Shërbimi sanitar rus (Rospotrebnadzor) u bëri thirrje qytetarëve vendas të mos përdorin produktet ushqimore gjermane në lidhje me rastet e ndotjes së mishit me dioksin në Gjermani. Sipas të dhënave të Rospotrebnadzorit, në vititn 2010 në Gjermani ndodhi ndotja e ushqimit të kafshëve me dioksin, që furnizohej për në fabrikat e pulave dhe të derrit, dhe si pasojë mishi i shpendëve, artikujve të mishit, yndyrnave, vezëve të pulave, të prodhuara në fermat në veri-perëndim të Gjermanisë. Aktualisht Rospotrebnadzor po sqaron rrethanat e këtij incidenti dhe rrugët e mundshme të hyrjes së një prodhimi të tillë në Rusi, njoftuan në këtë dikaster.