Familjarët e marinarëve gjeorgjianë, të rrëmbyer në shtator të vitit të kaluar nga piratët somalezë, u kërkojnë autoriteteve të Republikës të përdorin të gjitha mundësitë për lirimin e tyre. Anija nën flamurin e Maltës “MV OLIB G” me ekuipazhin gjeorgjian që përbëhet nga 15 veta u rrëmbye nga piratët në Gjirin e Adenit. Siç u bë e ditur, marinarët kanë probleme me ushqimin dhe ujin, gjendja shëndetësore e disa anëtarëve është e rëndë. Ndërkaq, në MPJ të Gjeorgjisë si më parë e kanë të vështirë të bëjnë parashikime për fatin e marinarëve.