RPD e Koresë i dërgoi tre njoftime zyrtare Koresë së Jugut me propozimin për rifillimin e negociatave midis autoriteteve të të dy shteteve koreane nëpërmjet Kryqit të Kuq, si dhe për “ngrirjen” e zyrës së bashkëpunimit ekonomik të Veriut dhe Jugut. Për këtë njoftoi agjencia informative Renhap. Sipas të dhënave të saj, RPD e Koresë propozon të zhvillohen më 27 janar negociata përgatitore me përfaqësuesit e qeverive të dy Koreve në qytetin verikorean Keson. Në këto negociata planifikohen të diskutohet niveli i pjesëmarrësve, koha dhe vendi i negociatave të pritshme të autoriteteve.