Çështja për largimin nga Moska të Ambasadorit japonez në Rusi Masahar Kono dhe emërimi i pasardhësit të tij do të zgjidhet përfundimisht në pranverë të këtij viti, shkruan gazeta “Asahi” me referim tek birime të ndryshme informativë. Ky “problem personeli”, vë në dukje botimi, “do të zgjidhet në dekretin pranveror të kabinetit të ministrave për lëvizjen e zyrtarëve”. Në fund të vitit të kaluar mjetet japoneze të informimit masiv njoftuan, se autoritetet vendosën të lirojnë Konon nga detyra që ka për punë të pakënaqshme në mbledhjen e informacionit, në veçanti për udhëtimin e nëntorit të Presidentit të Rusisë Dimitri Medevdiev në Kurilet Jugore.